٦١

E kur vijnë te ju, thonë: “Kemi besuar”, ndërsa ata me (kufr) mosbesim kanë hyrë dhe me të kanë dalë. Po All-llahu di më së miri se çka fshihnin ata.

Albanian

٦٢
Dhe, shumë prej tyre isheh se nguten në mëkat, në mizori e në ngrënie të haramit. Sa e shëmtuar është ajo që bënë ata.

Albanian

٦٣
E, pse paria fetare (e krishterë dhe jehude) të mos i ndalin nga ato thënie të tyre të rreme dhe nga ngrënia e haramit (e ryshfetit)! Sa punë e keqe është ajo e tyre (e parisë fetare).

Albanian

٦٤
Jehuditë thanë: “Dora e All-llahut është e shtrënguar!” Qofshin të shtangur duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë. Jo, duart e Tij janë të shlira. Ai furnizon ashtu si të dojë. Kjo që t’u zbrit ty do t’u shtojë disave nga ata (nga paria fetare) shumë largimin dhe mohimin. Ne ndërmjet tyre hodhëm armiqësi dhe urrejtje që do t’u vazhdojë deri në ditën e kijametit. Sa herë që ndezën zjarr për luftë, All-llahu e shuajti atë, e ata përpiqen për shkatërrime në tokë. All-llahu nuk i do ngatërrestarët. .

Albanian

٦٥
Sikur ithtarët e librit të besonin dhe të ruheshin (naramit), Ne do t’ua shlyenim mëkatet e tyre dhe do t’i fusnim në Xhennete me përjetime të begatshme.

Albanian

٦٦
Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur’anin, që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe toka. Ështënjë grup i drejtë (i matur) prej tyre, por është e keqe ajo që punojnë shumica prej tyre.

Albanian

٦٧
O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revelatën-risalen). All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon.

Albanian

٦٨
Thuaj: “O ithtarë të librit, junuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti i juaj. E kjo që t’uzbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre rezistencë e mohim. Po ti, mos u keqëso për popullin që nuk beson.

Albanian

٦٩
S’ka dyshim se kush e beson All-llahun (sinqerisht) e beson ditën e gjykimit dhe bën vepra të mira, qoftë prej atyre qëbesuan, prej jehudivë, prej sabiinëve (të krishterë që adhurojnë yjtë), prej të krishterëve, për ta nuk do të ketë frikë as pikëllim (me kusht që të kenë pranuar të dërguarin e fundit- Muhammedin).

Albanian

٧٠
Ne patëm marrë besën prej beni israilve, atyre u dërguam pejgamberë, por sa herë që u erdhi atyre ndonjë pejgamber që (me mësime) nuk u pëlqeu epsheve të tyre, ata disa prej tyre i përgënjeshtruan, kurse disa të tjerë i mbytën.

Albanian

Notes placeholders