١٨١

All-llahu ka dëgjuar fjalën e tyre që thanë: “ All-llahu është i varfër e ne jemi të pasur!” Ne do të shënjojmë atë që thanë ata dhe që i mbytën pejgamberët pa kurrfarë faji, e do t’ju themi: “Vuane mundimin e djegjies së zjarrit.

— Albanian

١٨٢
Kjo është meritë e duarve tuaja, se All-llahu nuk zullumqarë ndaj robëve.

— Albanian

١٨٣
Ata janë që thanë: “All-llahu na ka porositur që të besojmë asgjë të dërguar derisa ai të na sjellë një kurban që do ta ngrënë zjarri. Thuaju: “Para meje juve u erdhën të dërguar me argumente dhe me atë që e thatë, e përse i mbytet ata, nëse thoni të vërtetën?”

— Albanian

١٨٤
Po nëse ata ty të përgënjeshtrojnë, janë përgënjeshtruar edhe para teje të dërguar që u erdhën me argumente të prera, me shkrime qiellore dhe me libër të nditshëm.

— Albanian

١٨٥
Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen diten e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në Xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.

— Albanian

١٨٦
Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare.

— Albanian

١٨٧
Dhe kur All-llahu mori zotimin nga ata që i pat dhënë libri: që githqysh t’ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshehni, por ata e lanë pas dore atë për pak send të kësaj jete; pra, bënë punë të keqe.

— Albanian

١٨٨
Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë (e fshehen çështjen tënde) dhe dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që nuk e punuan mos llogarit shpëtimpër ta (nu e thanë të vërtetën), ata kanë njëë dënim të dhëmbshëm.

— Albanian

١٨٩
Vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës dhe All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.

— Albanian

١٩٠
Në krijimin e qiejve e të tokër, në ndyshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.

— Albanian

Notes placeholders