٢١

E edhe (pre) të tjera, të cilat ju nuk keni pasur fuqi t’i merrni, po All-llahu mbizotëroi atë, e All-llahu ka fuqi për çdo gjë.

Albanian

٢٢
Edhe sikur ata që nuk besuan t’ju luftonin juve, ata do të munden dhe do të kthejnë prapa, pastaj nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës.

Albanian

٢٣
(ky është) Ligji i All-llahut ë është i kahershëm edhe ndër të parët, në ligjin e All-llahut nuk do të gjesh ndryshime.

Albanian

٢٤
Dhe Ai është që pengoi duart e tyre prej jush dhe duart e tuaja prej tyre brenda në Mekë, pasi që u dha fitoren kundër tyre, e All-llahu mbikëqyr atë që ju punoni.

Albanian

٢٥
Ata janë që nuk besuan, ju penguan t’i afroheni xhamisë së shenjtë (Qabes), duke i mbajtur kurbanet të penguar të arrini në vendin e vet. E sikur të mos kishte burra besimtarë dhe gra besimtare, që ju nuk i dinit, e t’i sulmonit duke mos ditur, dhe me mbytjen e ndonjërit prej tyre të turpëroheni (zoti do t’ju jepte leje të hyni në Mekë). (E bëri atë) Për të marrë All-llahu në mëshirën e vet atë që do. Dhe sikur të ishin të ndarë, Ne do t’i dënonim me një dënim të rëndë ata prej tyre të cilët nuk besuan.

Albanian

٢٦
Kur ata që nuk besuan ndezën në zemrat e tyre euforinë, dhe atë kryelartësi injorante (pagane), po All-llahu dhuroi qetësimin e Vet dhe ndaj të dërguarit të vet dhe ndaj besimtarëve dhe për ata zgjodhi besimin e drejtë (fjalinë: la ilahe il lell llah), pse ata ishin më me meritë për të dhe më të zotët e saj, e All-llahu është i gjithdijshëm për çdo send.

Albanian

٢٧
All-llahu ëndrrën e të dërguarit të Vet e vërtetoi me realitet: se me vullnetin e All-llahut do të hyni në xhaminë e shenjtë (në Qabe) të siguruar, të rruani flokët e kokave tuaja, t’i shkurtoni e nuk do të keni frikë! Pra Ai ka ditur atë që ju nk e dinit, para kësaj ju dha një fitore të shpejtë (Hajberin).

Albanian

٢٨
Ai është që e dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fe, e mjafton All-llahu dëshmitar.

Albanian

٢٩
Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i shehkah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë pre All-llahut që të ketë mëshir dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi) Për t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.

Albanian

Notes placeholders