Sikur të dinte All-llahu për ndonjë të mirë prej tyre, do t’i bënte të dëgjojnë, po edhe sikur t’i bënte të dëgjojnë, ata do të zbrapseshin të shtrembër.
O ju që besuat, përgjigjuni All-llahut dhe të dërguarit kur ju ftojnë për atë që ju jetëson (ju ngjall), dhe dijeni se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se te Ai do të tuboheni!
Përkujtoni kur ishit pakicë e të dobët në tokë, të frikësuar se do t’ju rrëmbejnë njerëzit, e Ai ju mundësoi vend të dhe ju përkrahu me ndihmën e Tij, ju furnizoi me të mira, që të jeni mirënjohës.
O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t’ua mbulojë të këqiat, do t’ua falë mëkatet. All-llahu është dhurues i madh.
Përkujto (o i dërguar) kur ata që nuk besuan thurnin kundër teje; të ngujojnë, të mbysin ose të dëbojnë. Ata bënin plane, e All-llahu është më i miri që asgjëson (dredhitë).