٥١

Ti tërhiqju vërejtjen me këtë (Kur’an) atyre që i frikësohen tubimit para zotit të tyre, në mënyrë që të ruhen, sepse pos Tij nuk do të ketë as mbrojtës as ndërmjetësues.

Albanian

٥٢
Dhe mos i përze ata që adhurojnë Zotin e tyre pa pra mëngjes e mbrëmje, duke qenë të sinqertë ndaj Tij. Ti nukpërgjigjesh asgjë nga llogaria e tyre e as ata nuk kanë kurrfarë përgjegjësie nga llogaria jote, e po i dëbove ata do të bëhesh nga të padrejtit.

Albanian

٥٣
Kështu Ne i sprovojmë disa me disa tjerë (pasanikun me varfnjakun, atë me autoritet me atë pa të) ashtu që të thonë: “ A këto janë mes nesh qëAll-llahu i dhuroi?” A nuk është All-llahu më i dijshmi për ata që janë mirënjohës?!

Albanian

٥٤
E kur të vijnë ty ata që i besojnë ajetet tona, thuaju: “Selamu alejkum, Zoti juaj ia ngjeshi vetes mëshirën. Kuh bën prej jush ndonjë ë keqe pa dije, e mandej pas asaj (të keqe) pehdohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se All-llahu është që falë shumë dhe është Mëshirues.

Albanian

٥٥
Ja, kështu Ne i sqarojmë argumentet, në mënyrë që të dalë në shesh rruga e kriminelëve.

Albanian

٥٦
Thuaj: “Unë jam i ndaluar të adhuroj ata që adhuroni ju, pos All-llahut! thuaj: “Unë nuk njeki dëshirat tuaja, pse do të ishte atëherë do te isha i humbur e jo prej të udhëzuarve (në rrugë të drejtë).

Albanian

٥٧
Thuaj: “Unë i përmbahem të vërtetës (që më erdhi) nga Zoti im. Ju e gënjyet atë, e për atë që nguteni ju (dënimin), nuk e bëj unë, vendimi i takon vetëm All-llahut; Ai e rrëfen të vërtetën dhe Ai është më i miri i gjykatësve.

Albanian

٥٨
Thuaj: “Sikur të ishte ajo për të cilën nguteni j te unë, çështja mes meje dhe jush do të ishte e përfunduar. All-llahu më së miri i di për mizorët.

Albanian

٥٩
çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (LehviMahfud).

Albanian

٦٠
Ai është që ju vë në gjumë natën dhe e di çka vepruat ditën, pastaj ju ngjall-zgjon në të (ditën) për deri në afatin e caktuar (vdekje). Pastaj do të ktheheni e do t’ju njohtojë me atë që keni pas vepruar.

Albanian

Notes placeholders