Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t’i i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyrt e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer.
Thuaj: “Nëse All-llahu ua merr të dëgjuarit, të pamurit dhe ua mbyll zemrat, pos All-llahut cili zot tjetër do t’ju sjellë atë?”. Shih sesi ua shqarojmë faktet e megjithkëtë ata nuk ua vënë veshin!
Thuaj: “Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depotë e All-llahut (e t’ju sjellë mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t’ju tregojë se kur do t’ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. Thuaj: “A janë baras i verbëti dhe ai që sheh?” A nuk mendoni?