١٥١

Thuaj: “Ejani t’ju lexojë atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne u ushqejmë juve dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapta apo të fshehta, mos e mbtni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi All-llahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu të mendoni thellë.

Albanian

١٥٢
Mos iu afronu pasurisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, (mund t’i afroheni) vetëm në mënyrë më të mirë, zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën, Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij. Kur të flitni (të dëshmoni), duhet të jeni të drejtë edhe është çështja për (kundër) të afërmit, dhe zotimin e dhënë All-llahut plotësonie. Këto janë me çka Ai ju porositë kështu që të përkujtoni.

Albanian

١٥٣
Dhe se kjoështë rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjerae t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që ë ruheni.

Albanian

١٥٤
E Musait i dhamë librin plotësim (i të mirave) për atë që tregon bindje të mirë, dhe sqarues për çdo send, udherrëfyes e mëshirë, ashtu që të besojnë se do të takohen me Zotin e tyre.

Albanian

١٥٥
Dhe ky libër, dobi prurës, Ne e zbritëm, përmbanju këtij, ruajuni shtu që të mëshiroheni.

Albanian

١٥٦
(E zbritëm Kur’anin) Që të (mos) thoni: “Libri u zbrit vetën dy grupeve para nesh (jehudive e të krishterëve) dhe se ne ishim të panjohur me librat (me mësimet) e tyre.

Albanian

١٥٧
Dhe që të (mos) thoni: “Sikur të na kishte zbritur neve libri, (sikurse u zbriti atyre dy grupeve) ne do të ishim edhe në të udhëzuar se ata. Juve ju erdhi nga Zoti juaj argumenti (Kur’ani), ju erdhi udhëzimi, mëshira. E kush është më zullumqar se ai që argumentet eZOtit i bën të rreme dhe ua këthen shpinën atyre? Ne do t’i ndëshkojmë me ndëshkim më të rëndë ata që ua kthyen shpinën argumenteve Tona, për shkak të prapësimit që bënë.

Albanian

١٥٨
A mos janë duke pritur tjetër ata (pas këtyre fakteve) vetëm t’ju vjë engjëjt (t’ua marrin shpirtin), të vijë Zoti yt (urdhëri për shkatërrim) ose të vijnë disa nga shenjat e Zotit tënd, (në) ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd, asnjë njeriu nuk ivlen besimi i Tij nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurfarë të mire. Thuaj: “Pritni, edhe ne jemi duke pritur!”

Albanian

١٥٩
Vërtet at që e përqanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurfarë përgjegjësie. çështja e tyre është vetëm te All-llahu, Ai do t’i njohë me atë që punuan.

Albanian

١٦٠
Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetë fish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë.

Albanian

Notes placeholders