١٣١

Këtë (dërgimin e të dërguarve) ngase Zoti yt,nuk është që për shkak të mëkatit të shkatërrojë një vend, e banorët etij të jenë të painformuar.

Albanian

١٣٢
Po për secili (veprues) ka shkallë(që do t’i arrijë) sipas asaj që vepruan. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë.

Albanian

١٣٣
Zoti yt nuk ka nevojë për asgjë, Ai është mëshirues. Nëse do Ai, juve ju zhduk dhe sjell kë të dojë pas jush, ashtu sikurse ju solli juve nga pasardhësit e atyre që ishin para jush.

Albanian

١٣٤
Ajo që iu kërcënohet (kijameti, ringjallja, llogaria, përgjegjësia) pa tjetër do të vijë, e ju nuk mund ta pengoni. (Nuk mund ta menjanoni caktimin e Zotit).

Albanian

١٣٥
Thuaj: “O populli im (kurejshit)! veproni në atë që jeni, e unë do ta vazhdoj të veproj në atë që jam, e më vonë do ta dini se kujt do t’i takojë e ardhmja e lavdishme. Është e ditur se zullumqarët nuk gjejnë shpëtim.

Albanian

١٣٦
Dhe nga aj që krijoi Si prej të lashtave dhe prej kafshëve shtëpake, ata (idhujtarët) ndanë një pjesë për All-llahun dhe thanë: “Kjo është për All-llahun, si mendonin ata , e kjo është e idhujve tanë”. Ajo që ishte për idhujt, nuk shkon te All-llahu, e ajo që është për All-llahun, shkon te idhujt e tyre. sa gjykim i shëmtuar është ai që gjykojnë (pjesën e idhujve e plotësonin nga ajo e All-llahut, në rast nevoje, e të All-llahut jo).

Albanian

١٣٧
Kështu shumicës së idhujtarëve, idhujt ua hijeshuan atyre mbyten e fëmijëve të vet, për t’i shkatërruar (me mashtrime) dhe për ‘ua ngatërruar fenë (që e kishin pasur të Ismailit). Po sikur të donte All-llahu, ata nuk do të bënin atë, andaj hiqu tyre dhe asaj që shpifin.

Albanian

١٣٨
Dhe sipas bindjes së tyre ata thoshin: “Këto kafshë dhe këto bimë janë të ndaluara, nuk mund të ushqehet me to, përveç ata, të cilëvene ua lejomë; këto janë kafshë që është ndaluar t’u hipet; këto janë kafshë jatë therrjes së tyre nuk përmendin emrin e All-llahut, duke shpifur ndaj Tij. Ai do t’i ndëshkojë ata për shpifjet e tyre.

Albanian

١٣٩
Madje ata thonin: “çka është në barqet e këtyre kafshëve është vetëm për mashkujt tanë, e ndaluar për gratë tona. E nëse ishte e ngordhtë (fruti në bark) ata (mashkuj e femra) ishin të barabartë në të. Do të ndëshkojë Ai cilësimin ë tyre të rrejshëm. Ai është i përsosur në punët e Tij, i dijshëm për krijesat e Tij.

Albanian

١٤٠
S’ka dyshim se kanë dështuar keq ata që mbytën fëmijët e tyre nga mendjelehtësia e pa kurrfarë dije dhe ata që duke i shpifur Zotit, shpallën të ndaluar atë që Zoti u kishte dhuruar. Ata kanë humbur rrugën e drejtë dhe prej fillimit nuk ishin në udhëzim.

Albanian

Notes placeholders