١٢١

Dhe mos hani nga ajo që (para therjes së saj) nuk është përmendur emri i All-llahut, vërtet ajo (ngrënia) është mëkat. Djallëzit i nxisin miqtë e vet që t’ju polemizojnë juve, e nëse i dëgjoni ata, atëherë jeni si ata (idhujtarë).

Albanian

١٢٢
Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe idhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësirë (i humbur) dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo? Ja, kështu (si këtij në errësirë) iu dket mirë mohusve ajo që veprojnë.

Albanian

١٢٣
Dhe ashtu (sikurse në Mekë) në çdo qytet kemi bërë kriminelët e tij pari, në mënyrë që të bëjnë dredhi në të, por nuk mashtrojnë tjetër kë pos veten e tyre dhe prapëseprapë nuk kuptojnë.

Albanian

١٢٤
E kur uvjen atyre ndonjë argument i prerë (për Muhammedin), ata thonë: “Kurrsesi nuk e besojmë atë (dërgesën e Muhammedit) derisa të mos na jepet edhe neve ngjajshëm me atë që iu pat dhënë të dërguarve të All-llahut”! Më së miri All-llahu e di ku ta vërë dërgesën (risalen) e vet. Ata që bën krim do t’igodasë poshtrimi dhe dënimi i fortë te All-llahu për shkak se vazhdimisht bënin hile.

Albanian

١٢٥
Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht si tëngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë.

Albanian

١٢٦
Kjo është rruga e Zotit tënd, është e drejtë, Ne shpjeguam argumentet për njerëz që përkujtojnë.

Albanian

١٢٧
Ata e kanë vendin e shpëtimit (Xhennetin) te Zoti i tyre; Ai është mbrojtës i tyre, për atë që ata vepruan.

Albanian

١٢٨
Përkujto ditën kur Ai i tbon ata të gjithë (e u thotë): “O grumbull i xhinve, ju mashtruat shumë njerëz!” E nga njerëzit që ishin miq të tyre (tëxhinve) thonë: “Zoti ynë ne përfituam njëri prej tjetrit, dhe e arritëm afatin të cilin e caktove!” Tha: “(Zoti) Zjarri është vendi juaj, përgjithmonë jeni në të, pos (kohës) çka do All-llahu” Vërtet Zotit yt është më i urti, më i dijshmi.

Albanian

١٢٩
PO ashtu (sikur u dhamë xhinve dhe njerëzve përjetim), Ne i bëjmë sundues disa mizorë mbi mizorët e tjerë për shkak të asaj që fituan (vepruan).

Albanian

١٣٠
O grumbull i xhinve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t’ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t’ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thonë: “ Dëshmojmëkundër vetvetes”. I pat mashtruar ata jeta e kësaj bote dhe ashtu(të detyruar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin (të vërtetën).

Albanian

Notes placeholders