٣١

E kush prej jush i përvishet adhurimit të All-llahut dhe respektimit të të dërguarit të Tij dhe bën punë të mira, asaj do t’i japim shpërblimin e dyfishtë he për të kemi përgatitur furnizim të këndshëm.

Albanian

٣٢
O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura.

Albanian

٣٣
Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, falnie namazin , lepnie zeqatin dhe respektonie All-llahun dhe të dërguarin e Tij. All-llahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (se Pejgamberit) të largojë ndytësinë e mëkateve dhe t’ju pastrojë deri në skaj.

Albanian

٣٤
E, përkujtonie atë nga ajetet e All-llahut dhe rregullat e fesë që po u lexohen në shtëpitë tuaja; vërtet, All-llahu është i kujdesshëm dhe i njohur hollësisht për çdo gjë.

Albanian

٣٥
Nuk ka dyshim se për myslimanet, besimtarët e besiamtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit dhe të sinqertat, durimtarët dhe durimtaret, të përvuajturit dhe të përvuajturat, sadakdhënësit dhe sadakdhënëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut , All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.

Albanian

٣٦
Kur All-llahu ka vvendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.

Albanian

٣٧
(Përkujto) Kur i the atij që All-llahu e kishte shpërblyer (me besim) e edhe ti i pate bërë mirë: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe kij frikë na All-llahu!”, e ti e mbaje fshehtë në veten tënde atë që All-llahu do ta zbulojë dhe u frikësohesh njerëzve, por më e drejtë është që t’i friksohesh All-llahut. E pasi që Zejdi e kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzojmë ty atë, e për të mos pasur besimtarët vështirësi (mëkat) në martesë me gratë e të adoptuarëve të tyre, kur ata heqin dorë prej tyre. E vendimi i All-llahut është kryer.

Albanian

٣٨
Pejgamberit nuk i përket kurrnjë qortim për atë që All-llahu e ngarkoi me të. Ky ishte ligj i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e urdhëri i All-llahut është vendim i kryer.

Albanian

٣٩
(ligj i All-llahut ndë) Ata, të cilët i kumtojnë shpalljet e All-llahut, i frikësohen vetëm All-llahut e askujt tjetër pos Tij, e All-llahu është mjaft të jetë llogatitës.

Albanian

٤٠
Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send.

Albanian

Notes placeholders