٤١

Dilni me lehtësi ose vështirësi, dhe luftoni me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj në rrugën e All-llahut; kjo është për ju më e dobishmja, nëse e dini.

Albanian

٤٢
Sikur të ishte fitim i afërt dhe udhëtim mesatar, ata (hipokritët) do të vinin pas teje, por për ta ishte largësi e vështirë. Ata do të betohen në All-llahun: “Sikur të kishim mundësi, do të dilnim me ju”. E shkatërrojnë veten e tyre; All-llahu e di se ata janë rrenacakë.

Albanian

٤٣
All-llahu ta fali ty (Muhammed) gabimin pse atyre ju dhe leje (të ngelin pa dalë) para se të bëhej për ty e qartë se cilët ishin të drejtë dhe t’i dije me kohë rrenacakët.

Albanian

٤٤
Ata që besojnë All-llahun dhe botën tjetër, nuk të kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe veten e tyre. All-llahu i di të sinqertit.

Albanian

٤٥
Vetëm ata që nuk besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe që zemrat e tyre janë të dyshimta, të kërkojnë leje(për të mos vajtur në luftë), pra ata, sillen vërdallë në dyshimin e tyre.

Albanian

٤٦
E sikur të kishin dëshiruar ata të dalin, do të bënin për të (për luftë) ndonjë përgatitje, por All-llahu nuk e pëlqeu ngritjen e tyre, ndaj i zmbrapsi, dhe u është thënë: “Rrini me të paaftit ( fëmijët, gratë e pleqtë).

Albanian

٤٧
Edhe sikur të dilnin me ju, ata nuk do t’ju shtonin tjetër pos ngatërresës dhe shumë shpejt do të përçanin mesin tuaj, duke kërkuar t’ju turbullojnë. E ndër ju ka të tillë që i dëgjojnë ata. All-llahu i di shumë mirë hipokritët.

Albanian

٤٨
Ata edhe më parë tentuan përçarjen tuaj, t’i ngatërruan ty çështjet derisa të erdhi e vërteta dhe ngadhënjeu vendimi i All-llahut, përkundër asaj që ata e urrenin.

Albanian

٤٩
Dhe prej tyre ka të tillë që thonë: “Më lejo mua (të mos shko në luftë) e mos më vë në sprovë!” Ja, ata mu në sprovë kanë rënë (më parë). Xhehennemi gjithsesi i përfshin nga të gjitha anët jobesimtarët.

Albanian

٥٠
Nëse ty të takon ndonjë e mirë (në luftë), ajo u vjen keq atyre, e nëse të godet ndonjë e pakëndshme, ata thonë: “Ne edhe më parë kemi ndërmarrë për çështjen tonë dhe kthehen të gëzuar.

Albanian

Notes placeholders