١١١

All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre me Xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur’an. E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzonju tregtisë që bëtë me Të. Ky është sukses i madh.

Albanian

١١٢
(Të Xhennetit janë) Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata qqë falenderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat, edhe përmbushin dispozitat e All-llahut. Pra, përgëzoj besimtarët.

Albanian

١١٣
Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta kenë të qartë se me të vërtet ata (idhujtarët) janë banues të Xhehennemit.

Albanian

١١٤
Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet nuk ishte tjetër, pos për shkak të një premtimi që ia pat premtuar atij, e kur iu bë e qartë se ai ishte armik i All-llahut, u largua prej tij. S’ka dyshim, Ibrahimi ishte shumë i ndieshëmë dhe i butë.

Albanian

١١٥
All-llahu nuk e humb një popoull pasi që ta ketë udhëzuar atë, para se t’ju sqarojë atyre se prej çka duhet ruajtur. All-llahu është i gjithdijshëm për secilin send.

Albanian

١١٦
S’ka dyshim se sundimi i qiëjve e i tokës është i All-llahut, Ai jep jetë dhe vdekje, e ju, përveç All-llahut, nuk keni përkrahës tjetër.

Albanian

١١٧
All-llahu ia fali Pejgamberit, edhe muhaxhirëve edhe ensarëve, të cilët në çastin e vështirë shkan pas tij, kur (nga vështirësitë) zemrat e një grupi nga ata, gati u lëkundën, por Ai ua fali (i stabilizoi zemrat e tyre) atyre. Vërtet Ai është i butë, i mëshirshëm ndaj tyre.

Albanian

١١٨
(Ai u fali) Edhe atyre të treve, të cilëve iu pat shtyrë aq (pranimi i pendimit) sa që toka u bë e ngushtë për ta, përkundër gjerësisë së saj, kur u ngushtuan edhe shpirtërat e tyre sa që u bindën se nuk ka srehim prej All-llahut (tjetër ku) pos te Ai. Prandaj edhe atyre ua fali ai, në mënyrë që të pendohen. All-llahu pranon pendimin se është mëshirues.

Albanian

١١٩
O ju që besuat! Ta keni në kujdes All-llahun dhe të jeni me ata të drejtit.

Albanian

١٢٠
Nuk ishte me vend për banorët e Medinës e as për ata që ishin rreth tyre nga beduinët, të ngelin (pa shkuar) pas të dërguarit të All-llahut e as të kursejnë veten e tyre ndaj vetes së tij (Pejgamberit). Nuk ishte me vend ngase, ata nuk i godet as rtja, as lodhja, as uria kur janë në rrugën e All-llahut, dhe nuk shkelin ndonjë vend që i hidhëron mosbesimtarët, dhe nuk arrijnë kundër armikut çkado qoftë (mbytje, robërim të tyre ose ngadhënjim mbi ta), vetëm se të gjitha ato do t’u evidentohen atyre si vepër e mirë (shpërblyese). All-llahu nuk ua humb shpërblimin veprimirëve.

Albanian

Notes placeholders