٢١

Dhe mos u bëni si ata që thanë: “Dëgjuam”, por nuk dëgjojnë.

Albanian

٢٢
Vërtet gjallesat më të dëmshme te All-llahu janë ata të shurdhëtit, memecët, të cilët nuk logjikojnë.

Albanian

٢٣
Sikur të dinte All-llahu për ndonjë të mirë prej tyre, do t’i bënte të dëgjojnë, po edhe sikur t’i bënte të dëgjojnë, ata do të zbrapseshin të shtrembër.

Albanian

٢٤
O ju që besuat, përgjigjuni All-llahut dhe të dërguarit kur ju ftojnë për atë që ju jetëson (ju ngjall), dhe dijeni se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se te Ai do të tuboheni!

Albanian

٢٥
Ruajuni nga sprovimi (fitneja) që nuk godet vetëm ata që bënë mizori vetëm prej jush, dhe ta dini se All-llahu është Ndëshkues i Rreptë.

Albanian

٢٦
Përkujtoni kur ishit pakicë e të dobët në tokë, të frikësuar se do t’ju rrëmbejnë njerëzit, e Ai ju mundësoi vend të dhe ju përkrahu me ndihmën e Tij, ju furnizoi me të mira, që të jeni mirënjohës.

Albanian

٢٧
O ju që besuat, mos e tradhtoni All-llahun dhe të dërguarin, që të tradhëtoni amanetet tuaja, ndërsa ju e dini.

Albanian

٢٨
Dhe, dijeni se pasuria e juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, dhe se te All-llahu është shpërblimi i madh.

Albanian

٢٩
O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t’ua mbulojë të këqiat, do t’ua falë mëkatet. All-llahu është dhurues i madh.

Albanian

٣٠
Përkujto (o i dërguar) kur ata që nuk besuan thurnin kundër teje; të ngujojnë, të mbysin ose të dëbojnë. Ata bënin plane, e All-llahu është më i miri që asgjëson (dredhitë).

Albanian

Notes placeholders