E ai (Shuajbi) u kthye e tha: “O populli im, vërtet unë ju kumtova porositë e Zotit tim, ju dhashë këshilla, e si të brengosem për një popull që nuk besoi”.
Ne nuk e dërguam asnjë pejgamber në ndonjë vendbanim e që nuk e ndëshkuam atë (popullin) me skamje e vështirësi të tjera, në mënyrë që ata të përulen (të binden).
Mandej e zqvendësuam të keqen me të mirën derisa u shumuan ato (të mirat) e thanë: “Pridërit tanë i pat goditur skamja e mjerimi” (ky është rregull natyror, po ata nuk falënderuan). Atëherëbefas i dënuam pa e vërejtur ata.
E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Nedo t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan.
A nuk e kanë të qartë ata që trashëguan tokën pas banorëve të saj (që u shkaktërruan) se, nëse dëshirojmë Ne i godasim (i dënojmë)për mëkatet e tyre, ua mbyllim zemrat e tyre, dhe ata nuk dëgjojnë (këshillat).