١٦١

Thuaj: “Vërtet Zoti im më udhëzoi në rrugë të drejtë, që është fe e drejtë, fe e Ibrahimit, që ishte larg besimeve të kota. Ai (Ibrahimi) nuk ishte idhujtar!

Albanian

١٦٢
Thuaj: “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.

Albanian

١٦٣
Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!

Albanian

١٦٤
Thuaj: “ A të kërkojë Zot pos All-llahut, e Ai është Zot i çdo sendi (ekzistues) dhe dëmi i secilit person është kundër vetes. Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Mandej, kthimi juaj është te All-llahu; e Ai ju njohton për atë që përçaheshit.

Albanian

١٦٥
Ai është që ju bëri sundues (zëvendësues) në tokë (pas shkatërrimit të atyre që ishin më parë) dhe lartësoi në një shkallë më të lartëdisa nga ju mbi të tjerët, për t’ju sprovuar në atë që u dha. All-llahu është ndëshkues i shpejtë, është që falë e Mëshirues.

Albanian

Notes placeholders