١١١

E edhe sikur t’ju zbritnim Ne atyre engjëjt, t’ju flitnin të vdekurit, t’ju tubonin atyre çdo send (gjallesë) konkretisht, ata nuk kishin për të besuar, vetëm po të donte All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë (se besimi është dhuratë nga Zoti).

Albanian

١١٢
dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme në mënyrë të fshehtë nxit njëri-tjetrin në mashtrime. E sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të bënin atë (armiqësi), po ti lëri ata me ato trillime.

Albanian

١١٣
Dhe që të anojnë (te ato fjalë mashtruese) zemrat e atyre që nuk besojnë boën e ardhshme dhe që të kënaqen e ngarkohen me atë që janë duke u ngarkuar (ty nuk të dëmtojnë asgjë).

Albanian

١١٤
(Thuaj) A pos All-llahut të kërkoj unë gjykatës (mes meje dhe juve)? kur Ai është që zbriti librin në mënyrë të shkoqitur? Atyre që u dhamë librin e dinë se ai (Kur’ani) është i zbritur prej Zotit tënd saktësisht, pra mos u bë prej atyre që dyshojnë.

Albanian

١١٥
Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë). S’ka kush që të ndryshoj fjalët (vendimet) e Tij. Ai është që dëgjon e di.

Albanian

١١٦
Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë.

Albanian

١١٧
S’ka dyshim, Zoti yt e di më së miri për atë që është larguar rruga e Tijdhe Ai është më i dijshmi për të udhëzuarit.

Albanian

١١٨
Ju (besimtarë) hani nga ajo që ( është therrur dhe) dhe është përmendur emri i All-llahut, po qe se jeni të bindur në faktet e Tij.

Albanian

١١٩
ç’keni ju që të mos hani nga ajo për të cilën është përmendur emri i All-llahut, e Ai ju sqaroi juve se çka është ndaluar për ju, përveçkur jeni detyruar (atëherë edhe harami është hallall). Një shumicë (e mohusve), duke mos pasur kurrfarë dije, por vetëm nga pasionet e tyre, duan t’i largojnë nga e vërteta (njerëzit). Po Zoti yt di më së miripër ata që i shkelin dispozitat.

Albanian

١٢٠
Dhe mos bëni mëkate as haptas as fshehtas. Ata që bëjnë mëkatin do të ndëshkohen për mëkatin e bërë.

Albanian

Notes placeholders