١٠١

Ai (All-llahu) është që krijo (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën (e duke qenë i tillë), e si do të ketë Ai fëmijë kur nuk pati bashkëshorte? çdo send e krijoi Ai, dhe është më i dijshmi për të gjitha sendet e krijuara.

Albanian

١٠٢
Ky është All-llahu, Zoti juaj, nuk ka të adhuruar përveç Tij, Krijues i çdo sendi, pra adhuronie Atë; Ai është mbikëqyrës ndaj çdo sendi.

Albanian

١٠٣
Tëparët (e njerëzve) nuk mund ta përfshinë Atë, e Ai i ërfshinë të arët. Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur.

Albanian

١٠٤
Juve ju erdhën argumente të qarta nga Zoti i juaj e kush i sheh (kupton) ai e ka për vete, e kush verbërohet, ai e ka për të zezën e vet. E në (pejgamberi) nuk jamërojë e juaj.

Albanian

١٠٥
e kështu Ne i sqarojmë dëshmitë, ashtu që ata thonë: “Ke mësuar ti” (nga librat, po fjalës së tyre nuk i vihet veshi0 dhe që për t’ia bërë edhe më të qarta një populli që di të dallojë (të vërtetën nga e kota).

Albanian

١٠٦
Ti (Muhammed) praktoko atë që t’u shpall nga Zoti yt. S’ka Zot, përveç Tij. Largohu prej idhujtarëve.

Albanian

١٠٧
E sikur të donte All-llahu, ata nnuk do të ishin idhujtarë. Ne nuk të bëmë përcjellës të tyre e as që je mbikëqyrës i tyre.

Albanian

١٠٨
Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët), pos All-llahut, e (si hakmarrje) të fyejnë All-llahun nga armiqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij). Kështu Ne i kemi zbukuruar çdo populli veprimin e vet, mandej e ardhmja e tyre është te Zoti i tyre, e Ai i shpërble për atë që vepruan.

Albanian

١٠٩
Ata u betuan me një betim të fortë në All-llahun, se nëse uvjen atyre ndonjë mrekulli, do ta besojnë. Thuaj: “çështja e atyre mrekullive është te All-llahu”. E ku e dini ju, ndoshta kur të vijnë ato nuk u besojnë.

Albanian

١١٠
Ne i rrotullojmë zemrat e të parët e tyre (prej besimit) ashtu sikundër nuk e besuan atë (Kur’anin) për herë të parë, dhe i lëmë të bredhin të hutuar në atë mashtrimin e tyre.

Albanian

Notes placeholders