٣١

All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për r’i reguar atij se si ta mbulojë trupin e të vëllait. E ai i tha: “I mjei unë, a nuk qesh i afrë të bëhem si kjo sorrë, e a mbuloja trupin e vëllait tim?” Ashtu mbeti i penduar.

— Albanian

٣٢
Për këtë (shkak të atij krimi) Neu shpallëm (ligji) beni israilve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjatër dhe p pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufinjt në mbytje) në këtëtokë.

— Albanian

٣٣
Dënimi i atyre që luftojnë (kunddërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në dynja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.

— Albanian

٣٤
Përveç atyre që janë penduar para se tçi kapni. E, dine pra se All-llahu bën falje të madhe, është mëshirues.

— Albanian

٣٥
O ju që besuat! Kinie frikë All-llahun dhe kërkoni afrim te Ai, luftoni në rrugën e Tij që të gjeni shpëtim.

— Albanian

٣٦
Atyre që mohuan, edhe sikur të ishte e tyre e gjithë ajo që është në tokë,e edhe njëherë aq për ta dhënë shpagim (zhdëmtim) nga dënimi i ditës së kijametit, nuk u pranohet. Ata kanë dënim të dhembshëm.

— Albanian

٣٧
Ata përpiqen të dalin nga zjarri, por s’kanë të dalë nga ai, ata kanë dënim të përhershëm.

— Albanian

٣٨
Vjedhësit dhe vjedhësit preniu duart, si shpagim i veprës që bën, (kjo masë është) dënim nga All-llahu. All-llahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë.

— Albanian

٣٩
E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s’ka dyshim, All-llah ia pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.

— Albanian

٤٠
A nuk di se All-llahu është Ai që sundimi i qiejve dhe i tokës është vetëm iTij, andaj Ai dënon atë që do dhe e falë atë që do. All-llahu është i plotfuqishëm pr çdo gjë.

— Albanian

Notes placeholders