Ata lëkurave të tyre u thonë: “Përse dëshmuat kundër nesh?” Ato thonë: “All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folur na dha edhe neve, e Ai është që u krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai do të ktheheni”.
Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të parit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di shumë gjëra që ju bënit.
Ne u patëm mundësuar atyre të kenë asi shokësh që ua hijeshojnë atë që e bënin në atë kohë (në dynja) dhe atë që do t’u vijë më vonë dhe ashtu dënimi ndaj tyre u bë me vend si ndaj popujve që ishin para tyre nga xhinët dhe njerëzit, se vërtet ata ishin të humbur.
Ata që nuk besuan thonë: “O Zoti ynë, na itrego ata të dy nga xhinët dhe jerëzit, të cilët na bënë të jemi të humbur, e t’i shkelim me këmbët tona dhe le të jenë prej më të poshtërve!”
S’ka dyshim se ata që thanë: “Zoti ynë është All-llahu”, pastaj nuk u luhatën, atyre u zbresin melaiket (në prag të vdekjes dhe u thonë): “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, keni myzhde Xhennetin që ju premtohej!