٧١

70-71. Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kur’anin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë.

Albanian

٧٢
Atyre do t’u vihen prangat dhe zingjirët në qafat e tyre e do të zhyten.

Albanian

٧٣
Mandej atyre u thuhet: “Ku janë ata që i adhuronit,

Albanian

٧٤
pos All-llahut?” Ata thonë: “Na kanë humbur sysh, por jo ne nuk kemi qenë që kemi adhuruar më parë ndonjë send!” Ja, kështu All-llahu i humb jobesimtarët.

Albanian

٧٥
Këtë (dënim) e keni për shkak se gëzoheshit padrejt në dynja (duke bërë mëkate etj. ) edhe për shkakse krenoheshit (me mendjemadhësi).

Albanian

٧٦
Hyni në dyert e Xhehennemit (nëpër shtatë dyer); aty do të jeni përgjithmonë. E, sa vend i shëmtuar është ai i kryeneçëve!

Albanian

٧٧
Ti pra, bëhu i durueshëm; premtimi i All-llahut është i vërtetë. E Neose do të bëjmë të shohishdiçka nga ajo që u premtojmë atyre, ose do ta marrim jetën (pa parë asgjë), e ata vetëm te Ne do të kthehen.

Albanian

٧٨
Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa tyre të kemi njohtuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhërin e All-llahut. E kru të vijë koha e caktuar nga All-llahu, zbatohet gjykimi me drejtësi dhe aty atëherë dështojnë ata të kotit.

Albanian

٧٩
All-llahu është Ai që për ju i krijoi kafshëët që disave t’u hipni prej disave të ushqeheni.

Albanian

٨٠
Ju prej tyre keni edhe dobi të tjera, dhe përmes tyre t’i plotësoni nevojat tuaja, duke hipur në to me anë të anijeve barteni (udhëtoni).

Albanian

Notes placeholders