٧١

Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoi një njeri nga balta,

Albanian

٧٢
dhe kur ta kem përsosur atë dhe t’i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljunju atij (në sexhde)”.

Albanian

٧٣
Engjëjt, të gjithë së bashku iu përulën,

Albanian

٧٤
përveç Iblisit që ishte kryelartë dhe që u bë prej jobesimtarëve.

Albanian

٧٥
(Zoti) Tha: “O Iblis, çka të pengoi ty t’i përulësh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?”

Albanian

٧٦
Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i miri prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!”

Albanian

٧٧
(Zoti) Tha: “dil pra prej tij (prej Xhennetit), ti je i mallkuar.

Albanian

٧٨
Dhe largimi prej mëshirës Sime ka për të përcjellë deri në ditën e gjykimit!”

Albanian

٧٩
Ai tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën e ringjalljes!”

Albanian

٨٠
(Zoti) Tha: “Po, je prej atyre të afatizuarëve,

Albanian

Notes placeholders