Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.
(Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: “Zoti im, Unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vertetë Ti je Ai që dëgjon e di!”
E kur ajo e lindi tha: “Zoti im, unë e linda femër!” Po All-llahu e di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk si femra. ”Dhe unë e emërtova atë Merjeme , e atë dhe pasardhësit e saj po t’i lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar.
Zoti i saj e pranoi premtimin e saj si është më mirë, e rriti me një edukatë të mirë e të plotë dhe e vuri nën kujdesin e Zekirjas. Sa herë që hynte Zekirjaja në mihrabin e saj gjente te ajo ushqimin e thonte: “Ai është nga All-llahu, se All-llahu atë që do pa masë e furnizon!”
Aty në atë moment Zekirjaja e lut Zotin e tij e thotë: “Zoti im, falma edhe mua nga ana juaj një ppasardhës (fëmijë) të mirë,vërtet, Ti je dëgjues i lutjes”!
E duke u falulr ai në faltore engjëjt e thërrasin: “All-llahu të përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga All-llahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të dalluarit!”
Ai (Zekirjaja) tha: “Zoti im,si mund të kem unë djalë kur mua më ka arritu pleqëria dhe shoqja ime beronjë (sterile)?” Tha (All-llahu): “Kështu,All-llahu punon çka të dojë!”