١١١

Ata kurrsesi nuk mund t’ju sjellin ndonjë dëm jve, përveç ndonjë shqetësimi, po edhe në ju luftofshin, ata do të zmbrapsen prej jush. Mandej ata nuk janë të ndihuar.

Albanian

١١٢
Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e All-llahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të muslimanëve), ata kanë shkaktuar kundër vetes përbuzje nga All-llahu, andaj atyre u është shtar shtypja e mjerimi. Këtë për shkak se ata i mohonin argumentet e All-llahut, i mbytnin mizorisht pejgamberët dhe për shkak se kundërshtonin (udhëzimet e Zotit) dhe tejkalonin (çdo normë njerëzore).

Albanian

١١٣
Ata (ithtarët e librit) nuk janë të njejtë. Nga ithtarët e librit ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e All-llahut duke u lutur.

Albanian

١١٤
I besojnë All-llahut dhe së ditës, këshllojnë për të mirë dhe largojnë nga të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve.

Albanian

١١٥
E çfarëdo të mire që bëjnë, ajo nuk u mohohet. All-llahu i di shumë mirë të devotshmit.

Albanian

١١٦
S’ka dyshim se atyre që nuk besuan, nuk do t’u bëjnë dobi ndaj (dënimit të) All-llahut as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata janë banues të zjarrit dhe aty janë përgjithmonë.

Albanian

١١٧
Shembulli i asaj që ata e japin në këtë jetë (për t’u lavdëruar e për e përmendur) është si i një erë me breshër që godet dhe shkatërron të mbjellat e një populli që e ka lëshuar rrugën në dëm të vetes. All-llahu nuk u bëri zullum atyre, por ata ishin që i benë të padrejtë vetes së vet.

Albanian

١١٨
O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së bepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në tyre, është edhe më e madhe. Ne pra, u kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni.

Albanian

١١٩
Ja, ju (muslimanë) jeni që i doni ata, e ata nuk u duanjuve. Madje ju i besoni librat në tërësi (të gjitha shpalljet), e kur u takojnë thonë:”Ne kemi besuar!” e kur veçohen,ata mllefi kundër grisin majet e gishtrinjve. Thuaju: “Vdisni me atë mllef tuajin!” All-llahu i di shumë mirë se çka mbajnë (të fshehtat) zemrat e tyre.

Albanian

١٢٠
Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpron ajo, e nëse u godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Po, në qoftë se ju bëhi të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do të t’u dëmtojë aspak. Është e sigurt se All-llahu e ka në dorë atë që punojnë ata.

Albanian

Notes placeholders