٤١

E kur të shohin ty, nuk të çmojnë ndryshe, por vetëm në talje e thonë: “A ky është ai që All-llahu e dërgoi pejgamber?”

— Albanian

٤٢
“Sikur ne të mos ishim të qëndrueshëm ndaj tyre, ai gati na pat zbrapsur prej zotave tanë!” e më vonë, kur ra shohin qartazi dënimin, do ta kuptojnë se kush ishtë më larg nga e vërteta.

— Albanian

٤٣
A e ke parë ti atë që, që për zot e qmon epshin e vet, a mos do t’i bëhesh ti atij mbrojtës?

— Albanian

٤٤
A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë pse kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta.

— Albanian

٤٥
A e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen, e sikur të kishte dashur do ta linte në një vend, pastaj diellin e bëmë rrëfyes të saj.

— Albanian

٤٦
Pastaj Ne e tërheqim pak nga pak.

— Albanian

٤٧
E ai është që natën ua bëri petk, gjumin e pushim e ditën e bëri për gjallërim.

— Albanian

٤٨
Edhe Ai është, që i lëshon erëra myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër.

— Albanian

٤٩
Që me të t’i japim jetë një toke të vdekur dhe t’u japim të pijnë atyre që i krijuam, kafshë e shumë njerëz.

— Albanian

٥٠
Ne shumë herë ua përkujtuam atyre këto fakte që të mendojnë, por shumica e njerëzve nuk deshën tjetër pos refuzimit.

— Albanian

Notes placeholders