٣١

Mandej pas tyre Ne ei sollëm popull tjetër.

Albanian

٣٢
Edhe atyre u dërguam pejgamber mga mesi i tyre (që u tha): “Adhuronie All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, a nuk frikësoheni!”

Albanian

٣٣
Edhe paria nga populli i tij e cila nuk besoi dhe e mohoi jetën tjetër dhe të cilëve Ne u patëm mundësuar rehati e begati në jetën e kësaj bote, thanë: “Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, ha ashtu si hani ju dhe pi ashtu si pini ju!”

Albanian

٣٤
E nëse i përuleni një njeriu që është si ju, vërtet, atëherë do të jeni të humbur e të mashtruar.

Albanian

٣٥
Mos vallë ai po ju premton se pasi që të vdisni, të bëheni dhe e eshtra (të kalbur), do të nxirreni të gjallë?”

Albanian

٣٦
Sa larg është sëndërtimi i asaj që premtoheni.

Albanian

٣٧
Nuk ka tjetër, pos jetës sonë të kësaj bote, vdesim, lindim dhe nuk do të ringjallemi!

Albanian

٣٨
E ai (Hudi(nuk është tjetër pos njeri që trillon gënjeshtra ndaj All-llahut, po ne nuk i besojmë atij.

Albanian

٣٩
Ai (Hudi) tha “Zoti im, më ndihmo se ata po më përgënjeshtrojnë!”

Albanian

٤٠
E Ai (Zoti) tha: “Së shpejti do të dëshprohen ata”.

Albanian

Notes placeholders