١١

të cilët e trashëgojnë Firdewsin, aty janë përgjithmonë.

— Albanian

١٢
Për All-llahun, Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte.

— Albanian

١٣
Pastaj atë (ajkë - baltë) e bëmë (e shëndrruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurtë.

— Albanian

١٤
Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!

— Albanian

١٥
Mandej, pas kësaj (krijese) ju do të vdisni.

— Albanian

١٦
E në ditën e kijametit ringjalleni.

— Albanian

١٧
Ne krijuam mbi ju shtatë palë (qiej) dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam.

— Albanian

١٨
Ne lëshaum me masë ujë nga qielli dhe atë e përqëndrojmë në tokë. Po Ne kemi mundësi edhe ta humbim ate (ujin).

— Albanian

١٩
Dhe me anën e tij Ne mundësuam pë ju kopshte hurmash e rrushi, që në to keni shumë pemë dhe hani prej tyre.

— Albanian

٢٠
Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra dhe mëlmesa për ngrënësit.

— Albanian

Notes placeholders