٨١

Ne u patëm parashtruar atyre (mrekullitë) Tona, por ata i kundërshtonin ato.

Albanian

٨٢
Ata skalisnin shtëpia në kodra shkëmbore për të qenë të sigurt.

Albanian

٨٣
E ata në mëngjes i goditi gjëmim i tmerrshëm e shkatërrues.

Albanian

٨٤
Dhe nuk u ndihmoi atyre asgjë ajo që vepruan.

Albanian

٨٥
E Ne nuk i krijuam qiejt as tokën ndryshe vetëm me urtësi (të madhe). E s’ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të vijë, e ti (Muhamme) sillu me njerëzishmëri.

Albanian

٨٦
Vërtet, Zoti yt është krijuesi i përgjithshëm, më i dijshmi.

Albanian

٨٧
Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur’anin e madhërueshëm.

Albanian

٨٨
E ty të mos shkojnë kurrsesi sytë në atë me çka Ne i pajisëm disa prej tyre, as mos u brengos për ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtarëve jij i përulur e i butë.

Albanian

٨٩
Dhe thuaj: “Unë jam qortues i hapët (për dënimin nga Zoti për ata që kundërshtojnë).

Albanian

٩٠
(u sjellim dënim) Sikurse u sollëm atyre që bëjnë ndarjen. (e librave të mëparëshme).

Albanian

Notes placeholders