٧١

Ai (Luti) tha: “Ja, këto (gratë) bijat e mija, nëse do të bëni (martohuni me to)!”

Albanian

٧٢
Pasha jetën tënde (Muhammed), s’ka dyshim se ata (Populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre.

Albanian

٧٣
E në kohën e lindjes (së diellit) ata i përfshiu ushtima e tmerrshme.

Albanian

٧٤
Dhe duke e përmbysur anën e lartë të qytetit poshtë, Ne e përmbysëm dhe lëshuammbi ta shi (të dheut të pjekur në Xhehennem) si gurë.

Albanian

٧٥
Në atë (ngjarje), vërtet ka argumente për ata që mendojnë.

Albanian

٧٦
Dhe se ato (vendbanime të shkatërruara) ende janë të dukshme pranë rrugës.

Albanian

٧٧
Për ata që besojnë, ka fakte në të.

Albanian

٧٨
Edhe populli i “Ejkës” ishin zullumqarë.

Albanian

٧٩
E Ne ndërrmorëm kundër tyre (i shkatërruam), dhe që të dyja ato (vendi Sadum dhe Ejke) janë në rrugë që duken.

Albanian

٨٠
Edhe populli i “Hixhres” i përgënjeshtroi të dërguarit.

Albanian

Notes placeholders