٥١

Enjoftoj edhe për mysafirët e Ibrahimit.

Albanian

٥٢
kur ata hynë te ai dhe thanë: “Selamen - e përshëndetën e ai (Ibrahimi) tha: “Ne po frikësohemi prej jush!”

Albanian

٥٣
Ata thanë: “Mos u frikëso ne po të marrim myzhde për një djalë të zgjuar!”

Albanian

٥٤
Ai (Ibrahimi) tha: “A më merrni myzhde kur më ka kapur mua pleqëria? Me çka po më përgëzoni ju?

Albanian

٥٥
Ata thanë: “Ne të morëm myzhde me atë që është e sigurtë e ti mos u bë i pashpresë!”

Albanian

٥٦
Tha: “Askush nuk e humb shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur”

Albanian

٥٧
Tha: “E çka është pra çështja e juaj, o të dërguar?”

Albanian

٥٨
Ata thanë: “Ne jemi dërguar te një popull i prishur!”

Albanian

٥٩
Me përjashtim të familjes së Lutit. Ata do t’i shpëtojmë që të gjithë.

Albanian

٦٠
Përpos gruas sëtij,ne kemi vendosur, ajo të mbetet me ata të dënuarit (All-llahu ka vendosur).

Albanian

Notes placeholders