٢١

E nuk ka asnjë send që të mos ta ketë burimin te Ne, po Ne, nuk e japim atë ndryshe vetëm sipas një mse të caktuar (të nevojshme).

Albanian

٢٢
Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojnë shi dhe atë ju japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë.

Albanian

٢٣
Ne, vërtetjemi që japim jetë e vdekje dhe Ne jemi trashëgues (të qiejve e tokës).

Albanian

٢٤
S’ka dyshim se Ne e dimë për ata që ishin para jush dhe edhe për ata që vijnë pas.

Albanian

٢٥
E Zoti yt është Ai që i tubon të gjithë ata (të kaluarit e të ardhëshmit), vërtet Ai është shumë i urtë, shumë i dijshëm.

Albanian

٢٦
Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prihsur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun).

Albanian

٢٧
E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.

Albanian

٢٨
Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: “Unë po krijoi njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë.

Albanian

٢٩
E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe do t’i japë atij shpirtin që është krijesa Imja, atëherë ju bini atij në sexhde”.

Albanian

٣٠
Të gjithë engjëjt tok, bënë sexhde.

Albanian

Notes placeholders